Sat, Dec 20, 2025

VIDEO/ Broja i jep fund “agjërimit’, gjen golin me fanellën e Burnley

VIDEO/ Broja i jep fund “agjërimit’, gjen golin me fanellën e Burnley
  • PublishedDecember 20, 2025

Armando Broja i jep fund agjërimit. Sulmuesi i kombëtares ka gjetur golin e parë me fanellën e Burnley. Në ndeshjen ndaj Bournemouth, Broja shfrytëzoi në maksimum një krosim të Edwards dhe me kokë, ndëshkoi portierin kundërshtar.

Ky gol me siguri do ndihmojë lojtarin për të gjetur vazhdimësinë, pas një periudhë tejet të vështirë.  24-vjeçari u aktivizua në minutën e 65-të dhe me golin në fund, ndihmoi skuadrën në marrjen e një pikë të rëndësishme. Për të kjo ishte ndeshja e 11-të në Premier League me këtë ekip.