Sun, Dec 21, 2025

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen
  • PublishedDecember 21, 2025

Brooklyn Beckham thuhet se ka bllokuar të gjithë familjen e tij në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe motrën e mitur, Harper, mes një përçarjeje gjithnjë e më të thellë me prindërit e tij, Sir David dhe Victoria Beckham.

Sipas raportimeve të medias britanike, pretendimi është bërë publik nga vëllai i tij, Cruz Beckham, i cili ka deklaruar se Brooklyn i ka bllokuar të gjithë papritur në Instagram.

“U zgjuam dhe pamë qe ishim të bllokuar në Instagram. Edhe unë po ashtu,” është shprehur ai.

Burime pranë familjes thonë se marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara prej muajsh. Brooklyn mungoi si në 50-vjetorin e babait të tij, ashtu edhe në ceremoninë kur David Beckham u nderua me titullin Sir.

Përçarja, sipas burimeve, ka nisur kur David dhe Victoria zbuluan se nuk ishin ftuar në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Brooklyn me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Brooklyn, 26 vjeç, nuk është fotografuar me familjen e tij që prej Krishtlindjeve të fundit. Ndërkohë, tensionet mes tij dhe Cruz thuhet se janë bërë aq serioze, sa ky i fundit kontrollonte paraprakisht nëse Brooklyn ndodhej në vende publike për ta shmangur.

Megjithatë, një burim i afërt me familjen Beckham i ka quajtur raportimet për një “luftë familjare” të ekzagjeruara, duke theksuar se:

“David dhe Victoria do ta mbështesin gjithmonë Brooklyn-in, kurdoherë që ai të ketë nevojë.”

Nga ana e tij, Brooklyn ka shprehur publikisht besnikërinë ndaj bashkëshortes, vajzës së miliarderit amerikan Nelson Peltz, duke shkruar në një video në Instagram

“Ti je e gjithë bota ime. Do të të zgjedh gjithmonë.”

Një burim për median The Sun ka komentuar se kjo situatë është “shumë e dhimbshme për David dhe Victoria”, duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, ata do të jenë gjithmonë pranë djalit të tyre.