Sun, Dec 21, 2025

Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij
  • PublishedDecember 21, 2025

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan Club nën moderimin e Kiara Titos. Ky program nisi ndryshe, ku i pari që hyri në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili prezantoi bashkëshorten e tij.

“Zonja dhe zotërinj, çapaçula. Në shtëpinë e tretë më të famshme, se e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta është Shtëpia e Big Brother, e treta është kjo ku jam unë, shtëpia e Fan Club BBVIP.

Kam ardhur vetëm për një qëllim. Ju do thoni çfarë do ky këtu. Unë do prezantoj atë që do e prezantoj. Ajo është një vajzë, një grua tashmë, që nuk do të jetë kurrë vetëm sepse më ka mua në krah. Janë munduar ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është drita e diellit. Bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli. Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij. Tani mua më duhet të iki se më vjen nëna në Rinas. A të rri unë apo merresh vetë ti me këto”, u shpreh me batuta Luiz Ejlli.

Në fund nuk munguan as momentet romantike, me Luizin që i dhuroi një puthje Kiarës përpara se të largohej./TopChannel