Tue, Dec 23, 2025

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver
  • PublishedDecember 23, 2025

Skuadra kampione e Oklahomas u rikthye te fitoret pas humbjes së 3 ditëve më pare, duke mundur me shifrat 119-103 Memphis, e duke korrur suksesin e 26-të sezonal në NBA. Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, që realizoi një double double falë 31 pikëve e 10 rebound. Fiton edhe ekipi i Boston, që falë 31 pikëve të Jaylen Brown mundi 103-95 Indiana. Ndërsa skuadra e Denver mposhti pa probleme 135-112 Utah Jazz, ndeshje ku 51 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Skuadra e Golden State triumfoi 120-97 ndaj Orlando, sfidë ku protagonist ishte Stephen Curry me 26 pikë. Detroit mbron vendin e parë në Lindje pas fitores 110-102 në fushën e Portland Më I dalluari në parket për Pistons ishte Jalen Duren me  26 pikë.