Tue, Dec 23, 2025

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen
  • PublishedDecember 23, 2025

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi humbjen 3-1 në ndeshjen ndaj Dinamos.

Detyrat e trajnerit është të nxjerrë lojtarët në zonat e kuqe. Duhet të menxhohej më mirë nga lojtarët tanë. Nuk bëm një ndeshje të keqe. Humbja e dytë radhazi, por gjërat do të rregullohen.

Goli i parë nuk erdhi nga keqpozicionimi ynë, por erdhi nga eurogoli i Bregut. Ndryshimet erdhën edhe për shkak të mungesave. Nuk kishim mundësi për rrotacion. Sembene jo në gjendje ta realizonte detyrat siç e kishim parashikuar. Goli i Bregut na ndëshkoi. Mund të shkonte edhe 2 – 1 për ne.

Goli i 3-të erdhi nga tranzicioni në krahun e djathtë. Ne 20 minutat e para ne morëm shumë topa në qendër, sepse nuk kishim lojtar me profil natyral. Ka të bëjë edhe lodhja apo kthimi i Sembene prej një kohë shumë të gjatë. Mos të harrojmë, kemi shumë dëmtime. Duhet të ndryshojmë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Ne kishim menduar që mungesa e ‘8’ t’ia adresonim me Sembene. Pastaj tentuam me Mehmetin. Ndërsa për Kote, ai nuk ka karakteristika për lojtar që pastrojnë. Duhet të ishim më konkret para porte.

Nëse rasti Kazer-Skuka do ishte finalizuar, do të flisnim ndryshe tani. Duke parë cilësit individuale të Dinamos, goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Gjatë 3 muajëve të fundit kemi pasur të disponueshëm vetëm 12 apo 13 lojtarë. Edhe lodhja e djemëve u ndje. Pjesa tjetër do analizuar dhe do shikojmë ku do ndryshojmë ndonjë gjë”.