Tue, Dec 23, 2025

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë
  • PublishedDecember 23, 2025

Dinamo do të përballet sot me Partizanin në kuadër të javës së 18 të Superiores. Sfida është planifikuar të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 18:00, ndërkohë që pritet që të dyja skuadrat të luftojnë për të marrë më të mirën.

Nëse shohim statistikat e ndeshjeve në shtëpi apo në transfertë, Dinamo është nga ato ekipe që ka vuajtur jo pak në ndeshjet jashtë. Kështu, në 8 ndeshjet e zhvilluara jashtë gjatë këtij sezoni, Dinamo numëron vetëm 11 pikë dhe numëron 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje të tjera. Nga ana tjetër, në shtëpi është një skuadër shumë më e fortë. Në 9 ndeshje të luajtura, blutë kanë 18 pikë.

Nga ana tjetër, Partizani ka statistika më të mira jashtë pasi ka 11 pikë në 8 ndeshje ndërsa ka vetëm 1 pikë më shumë në shtëpi por në një ndeshje më shumë të zhvilluar. Vlen të theksohet se Dinamo ka pasur shumë ndryshime këtë sezon sa i përket stadiumit. Blutë e nisën kampionatin në “Elbasan Arena”, e më pas u kthyen në “Selman Stërmasi”. Së fundmi, blutë kanë vendosur të ndryshojnë sërish stadium dhe po luajnë në “Air Albania”.