Wed, Dec 24, 2025

Einxhel Shkira “fshin” miqtë e saj më të ngushtë nga IG, reagon Graciano

Einxhel Shkira “fshin” miqtë e saj më të ngushtë nga IG, reagon Graciano
  • PublishedDecember 24, 2025

Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje të shumta rreth një prej miqësive më të njohura të showbiz-it shqiptar. Moderatorja Einxhel Shkira duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me tre miq shumë të afërt: Fjoralba Ponari, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.

Së fundmi, Einxhel nuk i ndjek më asnjërin prej tyre në Instagram, një veprim që duket të ketë qenë i ndërsjellë, pasi edhe tre figurat publike kanë ndërprerë ndjekjen ndaj saj. Ky detaj, ndonëse i vogël në dukje, ka mjaftuar për të nxitur reagime dhe spekulime të shumta mes ndjekësve dhe mediave rozë.

Miqësia mes tyre ka qenë prej vitesh e konsoliduar dhe shpeshherë e ekspozuar publikisht. Ata janë parë bashkë në evente, pushime dhe momente personale, ndërsa Einxhel e ka konsideruar këtë rreth si një nga mbështetjet më të forta të saj. Madje, gjatë pjesëmarrjes së moderatores në Big Brother VIP Albania 1, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca e vizituan atë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u shfaqur si dy nga mikeshat e saj më të ngushta.

Pak orë pas zhurmës që krijoi kjo “ndarje virtuale”, erdhi edhe një reagim i tërthortë nga Graciano Tagani. Në një InstaStory, ai publikoi një mesazh që u interpretua gjerësisht si një përgjigje ndaj situatës së krijuar.

“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, shkroi ai, pa dhënë emra apo sqarime të drejtpërdrejta, por mjaftueshëm për të ndezur edhe më shumë diskutimet.

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca kanë zgjedhur të mos reagojnë publikisht, ndërsa Einxhel Shkira ka mbajtur po ashtu heshtje, duke mos bërë asnjë deklaratë lidhur me arsyet që çuan në këtë prishje të papritur të marrëdhënieve.