Wed, Dec 24, 2025

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!
  • PublishedDecember 24, 2025

Mbrëmja e 24 dhjetorit nuk eshte një natë feste për Luiz Ejlli, por një moment i thellë reflektimi dhe ndjeshmërie. Përmes një mesazhi emocional të ndarë me ndjekësit, artisti ka rrëfyer se kjo datë i rikthen çdo vit një mungesë që nuk zbehet me kohën, humbjen e babait.

Kanë kaluar pesë vite që ai nuk është më pranë, por, siç shprehet Luizi, zëri dhe prania e tij mungojnë veçanërisht në Krishtlindje, duke e bërë këtë periudhë më të rëndë për zemrën.

Në rrëfimin e tij, këngëtari ndalet edhe te jeta personale, duke kujtuar tre vitet e fundit me Kiaren. Nga kjo lidhje erdhi në jetë Luna, të cilën Luizi e përshkruan si dritën që mposht çdo dhimbje dhe arsyeja pse shpresa nuk shuhet.

Një kapitull i rëndësishëm i rrugëtimit të tij mbetet edhe hyrja në Big Brother VIP Albania, eksperiencë që, sipas tij, i ndryshoi jetën, duke i dhënë forcë të rritej, të provonte veten dhe të rindërtohej nga brenda.

“Sonte kam lot, dashni, kujtime dhe falënderim,” shkruan Luizi, duke theksuar se nuk po feston, por po ndjen. Mesazhi mbyllet me një urim të qetë për Krishtlindje, për ata që janë pranë dhe për ata që jetojnë përgjithmonë në zemren e tyre.