NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
“Magjia” e Jasir Asanit vijon të ketë efekt, vijon të dhurojë spektakël, këtë herë në Champions League e dytë aziatike. “Sallaksi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur në xhiron e 6-të në Grupin A, në sfidën kundër Al-Muharraq, skuadër nga Bahrejnin . Me një veprim tipik të tijin, “alla-Robben”, me një goditje të saktë nga distanca, Asani tundi rrjetën duke firmosur në golin e tretë për ekipin e tij Esteghlal.
Falë këtij suksesi, skuadra nga Irani renditet në vendin e dytë në Grupin A në kuotën e 8-të pikëve. Ky ishte goli i dytë i Asanin në Champions League aziatike. Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi u vlerësua nga “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat me notën 7,6, një nga lojtarët më notën më të lartë në këtë takim.

Pavarësisht se Asani ka humbur statusin e tij në ekipin përfaqësues, mëngjarashi mbetet një opsion më shumë për trajnerin Sylvinho për ndeshjen e fazës play-off në mars.
