Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para finalsë së Superkupës së Shqipërisë ndaj Dinamos.
Si e përjetoni personalisht një finale për trofe?
Ekipi tonë i shkon për shtat finalja, besoj që “Air Albania” na sjell shumë fat dhe normalisht e pres me padurim pasi si do që të jetë është një trofe. Duhet të tregojmë anën tonë më të mirë si ekip dhe me shpresë të Zotit të madh t’a sjellim këtë trofe në shtëpi.
Ekipi vjen si fitues i superkupës në fuqi, kjo në fushë ndjeht si presion apo si motiv?
Presion nuk mund të themi pasi nuk kemi pas as kur kemi fituar titull të dytë radhazi, por kjo është një motiv. Më shumë edhe për lojtarët të cilët nuk e kanë fituar kanë mundësi që t’a kenë edhe në bagazhin e tyre të karrierës, shpresojmë që nesër të japim më të mirën tonë dhe do jetë një ndeshje e luftuar por shpresojmë të dalim të fituar në fund.
Cili është roli i kapitenit në menaxhimin e emocioneve dhe balancës së skuadrës në një ndeshje finale?
Dihet se çdo vit kemi pasur Malotën dhe duke parë eksperiencën e tij, kam fituar dhe unë pak nga eksperienca e tij. Duke parë një më të madh i cili ka luajtur më shumë se ti sigurisht që merr më të mirën nga ai. Dhe unë përpiqem që të jap më të mirën, që ta mbaj grupin sa më shumë larg emocioneve dhe gjërave negative. Pasi dhe ne jemi një ekip i cili kemi vetëm gjëra pozitive dhe jemi vetëm pozitiv me njëri-tjetrin. Normalisht është pak më e lehtë për mua që ta mbaj grupin në këtë mënyrë.
Dinamo është me histori dhe formë të mirë, ku mendoni se do të vendoset ndeshja?
Luajmë përballë një ekipi i cili luan një futboll të bukur si ne, pavarësisht herëve të fundit. Do të jetë një ndeshje e bukur edhe shpresoj se do të ketë sa më shumë tifozë për t’a parë. Mendoj se jemi 2 ekipet më të mira për momentin në futbollin shqiptar. Mendoj se do të jetë kualiteti i lojtarëve dhe shpresoj që në fushë të ketë një ndeshje plot emocione dhe do shihet dhe nga kualitetet e lojtarëve që kanë.
Cili është raporti me tifozët e Egnatias dhe ndikimi i tyre në ndeshje?
Thonë që s’kemi tifozë por ne jemi shumë të kënaqur me ta, sepse ata që vijnë për të na parë heqin kohën e tyre të lirë dhe vijnë tek ne. Eshtë një vlerësim i madh, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, për ti sjellë sa më shumë emocione dhe gëzime atyre me fitore.
