Sat, Dec 27, 2025

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”
  • PublishedDecember 27, 2025

Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike.

Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore.

Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh:

“Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj”, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane.

Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: “Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë. Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’”.

Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: “Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin”.

Në fund ajo tha: “Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën. Ai ishte viti im më i bukur”.

Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm i Elijonës solli emocione të forta, duke treguar se pas historive të forta qëndron një forcë e madhe për të mbijetuar dhe për të rindërtuar veten. /Telegrafi