Sat, Dec 27, 2025

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt
  • PublishedDecember 27, 2025

Lecce pësoi disfatë 0-3 ndaj Comos në ndeshjen e Serie A. Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani u shpreh se goli i parë, ai i Nico Paz nuk është i rregullt, pasi kundërshtari e godet me grusht.

“Di Françesko është i zemëruar? “Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi.

Duhet të jemi më kompaktë dhe të mos jemi të çrregullt. Skuadrat e forta në fushë të hapur të ndëshkojnë. Duhet të jemi të bashkuar në fushë”, u shpreh Ramadani pas ndeshjes.