Sun, Dec 28, 2025

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë
  • PublishedDecember 28, 2025

 

Vetëm dy ditë pas sulmit barbar në Tiranë, gazetari Elton Tozaj ka reaguar menjëherë duke rikthyer vëmendjen në ekran me një tjetër deklaratë të fortë. Pas incidentit të rëndë, i cili dyshohet të lidhet me deklaratat e tij publike, Tozaj ka treguar se ndonëse ka kaluar një moment të vështirë, ai është rikthyer me energji të plotë në fushën e gazetarisë dhe diskutimeve publike.

Në një intervistë të fundit, Tozaj ka shpërndarë një informacion që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke zbuluar një detaj të pashembullt nga “Big Brother VIP Albania 5”. Ai ka deklaruar me siguri se ka pasur një histori të shkuar mes dy banorëve, Mirit dhe Lornës. Sipas gazetarit, kjo lidhje pasionante ka mbetur një sekret i fshehur për shumicën e banorëve dhe publikut, por ai ka ndarë këtë informacion si një “bombë” që po shkakton diskutime të forta në median sociale.


“Miri me Lornën kanë patur një one-night stand (marrëdhënie intime vetëm për një natë). Sepse, kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër club-e, ajo punonte si MC,” u shpreh Toni.

Eltoni, i njohur për rolin e tij në kronikën rozë, ka vazhduar të mbajë vëmendjen e publikut me informacionet dhe zbulimet që shpesh herë janë të natyrës sensacionale. Pas ngjarjes së fundit, ai ka thënë se është më i fortë se kurrë dhe se do të vazhdojë të bëjë atë që di më së miri, të sjellë të vërtetën përpara publikut.