Sun, Dec 28, 2025

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)
  • PublishedDecember 28, 2025

Ernest Muçi po përshtatet më në fund te Trabzonspor teksa po shënon rregullisht. Së fundmi, goli i sulmuesit kuqezi ndaj Goztepe është vlerësuar si goli më i mirë i muajit dhjetor.

24-vjeçari, në 13 ndeshje ka “tundur rrjetën” 7 herë, ndërsa ka dhuruar edhe një asist. Kujtojmë që ai është i huazuar te Trabzonspor nga skuadra e Besiktas.