Mon, Dec 29, 2025

150 milionë kërkesa për bileta, Infantino tregon shifrat, fitime të mëdha nga Botërori

150 milionë kërkesa për bileta, Infantino tregon shifrat, fitime të mëdha nga Botërori
  • PublishedDecember 29, 2025

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbrojti çmimet e biletave për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, duke përmendur kërkesën e madhe për to dhe të ardhurat e gjeneruara.

Infantino u shpreh se për vetëm dy javë ka patur 150 milionë kërkesa për bileta.

“Kjo tregon sa i fuqishëm është Botërori. Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti kërkesa, të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar”, tha Infantino. Numri një i qeverisë së futbollit në botë theksoi se nga Botërori do ketë 10 miliardë euro të ardhura.