Mon, Dec 29, 2025

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri
  • PublishedDecember 29, 2025

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, i është nënshtruar një operacioni në zemër. Klubi lacial ka bërë një deklaratë për të dhënë një përditësim për tifozët, duke konfirmuar se Sarri do të kthehet në detyrë pas disa ditësh.

“Lazio njofton se trajneri Maurizio Sarri, pas konstatimit të një fibrilacioni atrial, i është nënshtruar në Poliklinikën Tor Vergata një ndërhyrjeje ablacioni transkateter me teknologji PFA.

Ndërhyrja, e kryer nga profesori Andrea Natale, pionier në nivel ndërkombëtar dhe me mbi 30 vjet përvojë në trajtimin e kësaj patologjie, u zhvillua me sukses”.