Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit
Skiatorja shqiptare Lara Colturi vijon të magjeps me performancat e saj. Ditën e dielë në garën e slalomit, Coulturi mundi të ngjitej në podium, duke përfunduar në vendin e 3. Lara Colturi rikthehet në podium, ndërsa pati një konkurrencë tepër të forte, pasi përballë kishte emra të mëdhenj si Michela Shiffrin dhe Camille Rast.
Në një tjetër performancë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, Lara Colturi ka përfunduar në vendin e 3-të duke rikthyer sërish emrin e saj në podiumin botëror. Në garë morën pjesë emra të mëdhenj të skive ndërkombëtare, ku u dalluan:
Michela Shiffrin (Shtetet e Bashkuara) – vendi i 1-të
Camille Rast (Zvicër) – vendi i 2-të
Lara Colturi (Shqipëri) – vendi i 3-të
Me këtë rezultat të shkëlqyer, Lara konfirmon formën e saj konkurruese dhe vendos një tjetër pikë kyçe në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku pritet të jetë një nga pretendentet kryesore për medalje në disiplinat teknike.
