P.Diddy nën akuza pas përdorimit të pamjeve të vjedhura në dokumentarin e 50 Cent
Pas publikimit të dokumentarit “Sean Combs: The Reckoning”, P.Diddy është përfshirë në një polemikë të re me Netflix dhe 50 Cent. Ky konflikt është bërë më i fortë pasi 50 Cent përdori incizime që Diddy i kishte grumbulluar për vite me radhë, duke i përfshirë ato në projektin e tij.
Në dokumentar, 50 Cent ngriti akuza serioze ndaj Diddyt, duke sugjeruar se ai mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, një pretendim që Diddy e mohoi me forcë. Zëdhënësi i Diddyt, në një deklaratë për Deadline, tha se ekipi i tij po shqyrton mundësitë ligjore për të paditur lidhur me përdorimin e pamjeve të vjedhura nga Netflix.
Ky konflikt mori një dimension tjetër kur djali i Diddyt u përfshi në përplasjen mes babait të tij dhe 50 Cent, duke shtuar tensionet. Po ashtu, ekipi ligjor i Diddyt e quajti dokumentarin një “sulm të turpshëm”. Ata theksuan se Diddy kishte grumbulluar pamje dhe materiale që nga mosha 19-vjeçare për të treguar historinë e tij, duke e cilësuar përdorimin e tyre nga Netflix si të padrejtë dhe të paligjshëm.
Kjo situatë ka shkaktuar një valë reagimesh dhe mund të çojë në hapa të mëtejshëm ligjorë nga ana e Diddyt kundër platformës dhe 50 Cent.
