Partizani, Kërnaja: Pres shumë për vitin tjetër, besoj se do ia dalim
Për “Partizani Channel”, Oltijon Kërnaja, tekniku i të kuqve, foli për tema të ndryshme, në intervistën e fundit për këtë vit.
Si e vlerësoni këtë periudhë?
“Është një periudhë e mirë. Pas 12 ndeshjesh kemi rritur performancën, pavarësisht ndonjë luhatje në ndeshjet e fundit, por ekipi ka performuar mirë. Dhe ndihemi jashtëzakonisht shumë mirë”.
Çfarë ka funksionuar më mirë te skuadra dhe çfarë duhet përmirësuar?
“Pas 12 ndeshjeve të para, ekipi që ka funksionuar goxha mirë, ka qenë qasja e djemve, dëshira për të vazhduar dhe për të bërë maksimumin. Për vetë emrin dhe emrin e madh që ka si klub. Jemi munduar të çojmë ekipin më përpara, duhet të ishim në gjendje në fillim. Çfarë nuk ka funksionuar? E përgjithshmja ka funksionuar mirë, por duhet të ishim më konkret para portës. Kemi humbur disa pikë, që seriozisht kur i mendoj tani, që i bëj një kthim mbrapa duke analizuar ndeshjet. Si rasti me Vllazninë, që jemi dy lojtarë kundër portierit dhe rasti i ndeshjes së fundit me Dinamon, duhet të kishim disa pikë më shumë. Por, ka vend për t’u përmirësuar, do punojmë përsëri që ta çojmë akoma më përpara këtë projekt”.
Cili është mesazhi për tifozët?
“Të gjithë familjes së kuqe u uroj gëzuar festat, një vit sa më i mbarë 2026. Të na mbështesin sa më shumë, dihet që Guerrilsat dhe tifozët tonë janë lojtari ynë i 12 dhe kemi nevojë shumë për mbështetjen e tyre në çdo ndeshje. Gëzuar”, u shpreh Kërnaja për “Partizani Channel”.
