Pamje të rënda! Momenti kur Alba rrëzohet dhe humb ndjenjat në vend!
Banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka përjetuar sërish një problem shëndetësor brenda shtëpisë së spektaklit. Sipas pamjeve që janë shpërndarë dhe në rrjete sociale nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova”, Alba është rrëzuar papritmas gjatë përgatitjeve për një sfidë me banorët e tjerë, Elijonën dhe Hygertën.
Në momentin e incidentit, ajo ka humbur ndjenjat për disa çaste, duke alarmuar menjëherë banorët e tjerë, të cilët i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë. Stafi i produksionit ka ndërhyrë shpejt dhe ka vendosur transportimin e saj në urgjencën e Spitalit Amerikan, ku po trajtohet nën kujdes mjekësor.
Produksioni i Big Brother VIP ka publikuar edhe një video të momentit të rrëzimit, ku duket qartë paniku i banorëve dhe përpjekjet për të ndihmuar Alabën. Shumë fansa të spektaklit kanë shprehur shqetësimin e tyre në rrjetet sociale, duke uruar shërim të shpejtë për të.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë që Alba ka pasur probleme shëndetësore gjatë pjesëmarrjes në reality show, duke shtuar tensionin dhe emocionet brenda shtëpisë. Megjithatë, stafi mjekësor po monitoron gjendjen e saj dhe pritet që ajo të rikuperohet brenda pak ditësh.
Banorët dhe fansat e Big Brother VIP Kosova mbeten të shqetësuar për shëndetin e Albas, ndërsa produksioni ka siguruar se po bëhet çdo gjë e mundur për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e saj.
