Asllani nuk bind, Torino mendon që të kthejë mbrapsht mesfushorin e kombëtares
Kristjan Asllani mund të largohet përpara kohe nga Torino. Klubi torinez nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit të kombëtares dhe pavarësisht se ka një mundësi për ta blerë nga Interi për 12 milionë euro, po mendon që të ndërpresë marrëveshjen e huazimit.
23-vjeçari Asllani në 15 sfida të luajtura deri më tani, nuk ka arritur të lërë gjurmë, pasi nuk ka gjetur rrugën e golit dhe as nuk ka asistuar.
Rikthimi i mundshëm në Milano nuk është një lajm i mirë për Interin, me zikaltërit që duhet të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e lojtarit.
Inter nuk duket i interesuar ta mbajë për pjesën e mbetur të sezonit dhe në këtë rast do donte të arrinte një akord të ri huazimi për pjesën e mbetur të edicionit.
