Wed, Jan 7, 2026

SKI/ Lara Kolturi jashtë podiumit në provën e radhës në Kupën e Botës, e mbyll e gjashta

SKI/ Lara Kolturi jashtë podiumit në provën e radhës në Kupën e Botës, e mbyll e gjashta
  • PublishedJanuary 4, 2026

Etapa e radhës e Kupës së Botës në garat e skive për femra, ka parë sot Lara Kolturin të garojë në Kranjska Gora të Sllovenisë, në një garë mjaft të komplikuar të sllallomit gjigant që u mbyll me fitoren e zviceranes Kamil Rast.

Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, bëri një zbritje të parë mjaft të mirë, teksa e mbylli në vendin e tretë, para kampiones amerikanë Mikaela Shifrin. Por në zbritjen e dytë, kur mendohej se ajo do të garonte për podiumin në këtë garë, Kolturi bëri disa gabime dhe humbi shumë kohë, duke e mbyllur garën e sotme vetëm në vendin e 6.

adsasadssddsad

Aktualisht, Kolturi mban vendin e 6 edhe në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku ka siguruar 402 pikë, 341 të tilla larg kryesueses Mikaela Shifrin e cila është pretendente kryesore për fitoren edhe në këtë sezon.