Mon, Jan 5, 2026

VIDEO/ Napoli triumfon ndaj Lazios, 3 kartona të kuq në kryeqytet

VIDEO/ Napoli triumfon ndaj Lazios, 3 kartona të kuq në kryeqytet
  • PublishedJanuary 4, 2026

Napoli triumfon 0-2 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Napoletanët zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë. Spinazzola realizoi në minutën e 13-të, ndërsa Amir Rrahmani dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Noslin dhe Marusic u ndëshkuan me karton të kuq nga lacialët, ndërsa Pasquale Mazzocchi bëri që Napoli të mbyllte ndeshjen me një lojtar më pak. Ekipi i Sarrit është në vendin e nëntë. Skuadra e Contes është në vendin e dytë.