Kërcënoi Arditin dhe ofendoi Big Brother, Edi shkon direkt në nominim
Një situatë e tensionuar ka shpërthyer së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagoniste janë bërë Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj.
Përplasja nisi pas një fjale që, sipas Eduard Kuçit, i është drejtuar nga Arditi. Edi pretendoi se shprehja kishte një tendencë të qëllimshme dhe se nënkuptimi i saj ishte me konotacion seksual, gjë që e irritoi dhe e çoi në një reagim të menjëhershëm e të ashpër.
Nga ana tjetër, Arditi mohoi kategorikisht akuzat, duke sqaruar se fjala e tij nuk kishte aspak kuptim seksual dhe se situata ishte keqinterpretuar. Këngëtari u përpoq të qetësonte situatën, duke theksuar se nuk kishte asnjë qëllim ofendues apo provokues ndaj Edit.
Megjithatë, tensioni nuk u zbut. Eduardi vijoi me ofendime të drejtpërdrejta dhe, në kulmin e acarimit, kërcënoi publikisht artistin, duke e çuar debatin në një nivel shumë më të ashpër se zakonisht. Ai deklaroi se po sillej thjesht ashtu siç është në të vërtetë dhe se i njëjti karakter e shoqëron edhe jashtë mureve të shtëpisë.
Në nervozizëm e sipër, Edi nuk u ndal vetëm te Arditi, por ofendoi edhe banorë të tjerë, madje duke shprehur pakënaqësi të forta edhe ndaj vetë shtëpisë dhe formatit të Big Brother-it.
Edi është dërguar direkt në nominim për shkak të kërcënimeve ndaj Arditit. Këtë vendim e mori “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit live. Banori do të jetë në duart e publikut, nëse i njëjti do të mbetet në shtëpi apo jo.
