‘Më fal për gjithçka’/ Momenti kur pajtohen Dafina e Labi
Një kapitull i vjetër i lënë pezull mes Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri është rihapur papritur gjatë festave të fundvitit, duke sjellë një pajtim që pak kush e priste. Pas një periudhe të gjatë ftohjeje dhe mungese komunikimi, miqësia e dikurshme mes moderatorit dhe këngëtares duket se ka gjetur sërish rrugën e saj. Arsyeja ishte një moment i veçantë: festimi i 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një mbrëmje e mbushur me emocione dhe reflektim.
Dafina ishte e ftuara e nderit në këtë event të rëndësishëm, duke shënuar publikisht rikthimin e marrëdhënies së tyre. Prania e saj u pa si një sinjal i qartë se e kaluara ishte lënë pas dhe se raporti mes tyre kishte hyrë në një fazë të re.
Gjatë fjalimit të tij, Labinoti u shpreh hapur për rëndësinë që Dafina ka pasur në jetën dhe rrugëtimin e tij profesional, duke theksuar lidhjen e gjatë mes tyre dhe duke e cilësuar vitin që lamë pas si të veçantë, edhe për faktin se Dafina është bërë nënë.
Në një moment mjaft emocional, moderatori kërkoi ndjesë publikisht për çdo keqkuptim apo lëndim të së shkuarës, duke treguar gatishmëri për të mbyllur çdo plagë të vjetër.
Nga ana e saj, këngëtarja e përgëzoi Labin për karrierën dhe familjen e tij, duke i uruar jo vetëm 25, por edhe “100 vite karrierë”, siç u shpreh ajo. Me humor dhe sinqeritet, Dafina shtoi se prej vitesh është përpjekur të përshtatet në role të ndryshme publike, duke theksuar se muzika mbetet gjuha e saj më e fortë.
