Sarri pas humbjes: Mund të kishim bërë më mirë, Napoli shumë më i fortë se Lazio
Tekniku i Lazios, Mauricio Sarri analizoi humbjen 2-0 ndaj Napolit.
“Humbja është rezultat i faktit që Napoli është më i fortë se ne për momentin. Ne bëmë diçka, luajtëm një pjesë të parë me gjysmë zemre. Nuk bëmë presion në gjysmën e kundërshtarit dhe ua lehtësuam gjërat. Pashë ekipin më të fortë në ligë, humbja është e kuptueshme, por mund të kishim bërë më mirë.
Vështirësitë e mbrojtjes? Kur e gjen veten përballë këtyre kundërshtarëve, nuk është vetëm problemi ynë, është problemi i çdo ekipi. Goli i parë? Ishte një top i lehtë për t’u lexuar”,- tha Sarri.
