Wed, Jan 7, 2026

“Është shumë i shtrenjtë”, Trabzonspor “frenonin” për Muçin

“Është shumë i shtrenjtë”, Trabzonspor “frenonin” për Muçin
  • PublishedJanuary 6, 2026

Në dy muajt e fundit, nëntor-dhjetor, Ernest Muçi ishte kryefjalë në Turqi, me sulmuesin kuqezi që dhuroi paraqitje fantastike duke ndezur edhe një herë debatin në lidhje me të ardhmen e tij.

Trabzonspor dëshiron ta mbajë në skuadër, por në fund të këtij sezoni janë të detyruar të paguajnë 10 milionë euro te Beshiktash për kartonin e tij, shifër të cilën e vlerësojnë të lartë, fakt që e pranoi edhe trajneri i Trabzonspor:

“Jemi në kontakt me disa ekipe, për lojtarët që interesohemi në merkato. Na pëlqen Muçi, por kërkojnë 10 milionë euro, kjo është një shifër e lartë, nuk mund të realizohet blerja e tij në këto kushte”, u shpreh trajneri i Trabzonspor, Fetih Teke.