Wed, Jan 7, 2026

Vajza e Fjolla Morinës reagon pas akuzave në Big Brother: Janë fëmijët ata që lëndohen më shumë

Vajza e Fjolla Morinës reagon pas akuzave në Big Brother: Janë fëmijët ata që lëndohen më shumë
  • PublishedJanuary 6, 2026

Situata e krijuar së fundmi në shtëpinë e Big Brother, pas disa deklaratave dhe akuzave të drejtpërdrejta ndaj këngëtares Fjolla Morina, ka sjellë reagime edhe jashtë mureve të reality show-t.

Së fundmi, ka reaguar vajza e këngëtares, e cila shprehet e tronditur dhe e lënduar nga ajo që është thënë në emision. Në reagimin e saj publik, ajo tregon se ka mbetur pa fjalë nga deklaratat e bëra nga një prej banoreve të shtëpisë, duke zgjedhur që të mos e përmendë me emër.

Sipas saj, akuzat janë bërë pa u menduar për pasojat dhe situata e sotme ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ajo thekson se, pavarësisht presionit dhe debatit të ashpër, nëna e saj ka treguar maturi në mënyrën se si i ka përballuar fjalët e thëna ndaj saj në ekran.

Megjithatë, vajza e Fjollës vë theksin te një aspekt më i ndjeshëm i kësaj historie, duke theksuar se përtej lojës dhe debatit televiziv, janë fëmijët ata që preken më shumë emocionalisht, kur prindërit e tyre sulmohen dhe akuzohen publikisht.

“Respekt për ju, por kurrë për personat e lig,” përfundon ajo reagimin e saj, duke lënë të kuptohet dhimbjen dhe zhgënjimin që kjo situatë ka shkaktuar për familjen e tyre.

Ndërkohë, pas tensioneve të krijuara në shtëpi, Fjolla Morina vendosi të largohej nga gara, duke hequr dorë nga mundësia për të fituar çmimin e madh.