Bradley Cooper ka bërë operacione plastike?
Bradley Cooper i ka dhënë fund thashethemeve se i është nënshtruar operacioneve plastike.
Aktori 51-vjeçar ishte i ftuar në podkastin SmartLess për një diskutim të plotë me prezantuesit Jason Bateman, Sean Hayes dhe Will Arnett. Në një moment, Arnett kujtoi një rast kur iu kërkua të thoshte një gjë për Cooperin që njerëzit nuk e dinë.
“Unë thashë, ‘Epo, ka shumë‘,” tha Arnett. “Dhe pastaj po mendoja, ‘Sepse vazhdojmë të lexojmë se të gjithë mendojnë se Bradley ka bërë operacione plastike. Të gjithë e thonë këtë. Dhe unë u thashë, ‘Ajo që njerëzit nuk e dinë është se ai nuk e ka bërë atë’,” shtoi ai. Bashkëprezantuesi i tij, Jason Bateman, tha më pas, “Se ai nuk e ka bërë atë.” Dhe Arnett këmbënguli, “Po. Sigurisht që nuk e ka bërë.”
“Po, për dy javët e fundit njerëzit kanë ardhur tek unë dhe më kanë folur”, tha Cooper, duke shpjeguar: “Ata po thonë, ‘Oh, dukesh mirë! Po, po, por është çmenduri’” theksoi Bradley Cooper në atë kohë , duke mohuar thashethemet se ai kishte “ndryshuar” fytyrën e tij.
Së fundmi, Will Arnett, duke mbyllur diskutimin mbi këtë temë të veçantë, vuri në dukje: “Por më bëri të mendoj… Më bezdisi sepse e thonë gjatë gjithë kohës dhe është qesharake. Të gjithë mendojnë se e dinë. Ju i lexoni këto gjëra të kota.”
Thashethemet se Bradley Cooper i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike u publikuan pas një sërë paraqitjesh që aktori kishte bërë në muajt e fundit. Imazhet që ishin publikuar nuk kishin kaluar pa u vënë re, me shumë njerëz në mediat sociale që pretendonin se Cooper dukej ndryshe.
