Thu, Jan 8, 2026

FOTO/ Juve “çmonton” Sassuolo-n, kap zonën Champions, Spalletti “përkëdhel” David (VIDEO)

FOTO/ Juve “çmonton” Sassuolo-n, kap zonën Champions, Spalletti “përkëdhel” David (VIDEO)
  • PublishedJanuary 7, 2026

Juve reagon shpejt, “thyen” pastër 3-0 Sassuolo-n dhe “rrëmben” vendin e katërt në Serie A. Në “Mapei Stadium”, ekipi i Spallettit e zgjidhi shumë thjeshtë këtë transfertë, ishin dhe me fat pasi e gjetën vetën shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 16-të, ku Muharemovic në përpjekje për të larguar topin e devijojë në portën e tij. Kenan Yildiz ishte një rrezik konstant sa herë kishin topin në këmbë, provoi gjatë pjesës së parë në disa momente, por pa sukses.

Me fillimin e pjesës së dytë, Miretti me një aksion shumë të bukur personal dyfishoi shifrat. “Zonja e Vjetër” u bë me krah, me djemtë e Spallettit që shtynë gjithnjë e më shumë drejt sulmit dhe në aksionin pasues, në minutën e 63-të ishte Jonathan David që realizoi edhe golin e tretë duke mbyllur llogaritë me Sassuolo-n. Ky ishte një sukses shumë i rëndësishëm për Juven, me bardhezinjtë që i përgjigjen edhe Romës duke i marrë verdhekuqeve vendin e katërt në tabelë.

Feston edhe Spalletti, jo vetëm për 3 pikët, por edhe për faktin që në këtë sfidën iu përgjigjën lojtarë si Miretti dhe David: “Përqafimi ndaj David tregoi qartë se ekipi ishte me të, do të befasohesha nëse do të ndodhte e kundërta. Jo vetëm për golin e shënuar, por David zhvilloi një paraqitje të mirë. Në përgjithësi, skuadra punoi mirë”, u shpreh Spalletti.

Suksesi i Juves ndaj Sassuolo-s mori faqet e para të mediave italiane, ku protagonistë kryesorë ishte dyshja Miretti-Davied.