Ky këngëtar është i dashuri i Benites?
Pas shumë aludimesh dhe pikëpyetjesh në rrjetet sociale, është hedhur më shumë dritë mbi personin që Benita ka përmendur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një bisede të sinqertë me Klodin dhe Elijonën, Benita ndau detaje nga një marrëdhënie që ka zgjatur rreth pesë vite. Ajo e përshkroi raportin si të rëndësishëm emocionalisht, por që aktualisht po kalon një fazë delikate dhe të pasigurt.
Banorja tregoi se partneri i saj ka qenë pranë saj që në fillimet, në kohën kur ajo nuk ishte figurë publike dhe pa asnjë ndërhyrje estetike. Megjithatë, ajo pranoi se vendimi për të hyrë në reality-show nuk është pritur mirë nga ai.
“Është artist edhe biznesmen,” u shpreh Benita, duke shtuar se ka frikë se sjellja dhe situatat brenda shtëpisë mund të kenë ndikuar negativisht në lidhjen e tyre. Ajo theksoi se nuk është e sigurt nëse ai po e pret ende jashtë.
Sipas burimeve të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, personi për të cilin bëhet fjalë është Endri, një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai u bë shumë popullor rreth një dekade më parë, falë hiteve që shënuan sukses të madh sidomos tek adoleshentët e asaj kohe.
Pas largimit nga skena muzikore, Endri iu përkushtua biznesit, ndërsa së fundmi ka paralajmëruar edhe rikthimin e tij në muzikë. Pikërisht në këtë periudhë, historia me Benitën e ka rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.
Burimet bëjnë me dije se marrëdhënia e çiftit ka pasur ulje-ngritje të shumta, veçanërisht gjatë vitit të fundit, kur kontaktet mes tyre janë rralluar.
