Thu, Jan 8, 2026

Mehmeti On-Top në Angli, renditet i 3-ti në Championship

Mehmeti On-Top në Angli, renditet i 3-ti në Championship
  • PublishedJanuary 7, 2026

Një nga emrat më të spikatur së fundmi është Anis Mehmeti. Sulmuesi kuqezi po zhvillon një sezon pozitiv, ku ka realizuar 8 gola me Bristol Cityn, ndërsa ka dhuruar 6 asiste.

Kështu, ai numëron 14 kontribute, çka do të thotë se është i treti në listën e lojtarëve me më tepër kontribute për gol në Championship.

Anis Mehmeti po luan sezonin e katërt te Bristol City, ndërsa më herët është aktivizuar te Wycombe.