Thu, Jan 8, 2026

NBA/ 3 fitore radhazi, Lakers nuk ndalen, zhgënjen San Antonio

NBA/ 3 fitore radhazi, Lakers nuk ndalen, zhgënjen San Antonio
  • PublishedJanuary 7, 2026

Në sfidat e së martës në mbrëmje të sezonit të rregullt në NBA, bien ë sy forma shumë e mire që po kalon skuadra e Los Angeles Lakers. Fitorja e tretë radhazi për kalifornianët në NBA, që ngjiten në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Skuadra e Lakers mundi 111-103 New Orleans jashtë fushe, sfidë ku LeBron James dhe Luka Doncic realizuan nga 30 pikë secili. Fitore në sekondat e fundit për Dallas, që triumfoi 100-98 në shtëpinë e Sacramento. Të gjithë titullarët e Dallas realizuan mbi 10 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Cleveland, që mundi 120-116 Indiana me Garland i cili me 29 pikë më i miri). Në sekondat e fundit, ekipi i Memphis fitoi 106-105 ndaj San Antonio. Spencer dhe Jackson me nga 21 pikë secili i bënë të pavlefshme 30 pikët e Wembanyama për miqtë. Zhgënjen sërish Miami, që u mund thellë 122-94 nga Minnesota. Për vendasit u dallua Edwards me 26 pikë, ndërsa për skuadrën nga Florida u evidentua Powell, që realizoi 21 pikë, por që nuk shërbyen për të shmangur humbjen e 17 sezonale për ta.