Thu, Jan 8, 2026

Vora ndërhyn në merkato, zyrtarizohet afrimi i ri

Vora ndërhyn në merkato, zyrtarizohet afrimi i ri
  • PublishedJanuary 7, 2026

Renaldo Torraj është lojtari më i ri i Vorës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi:

Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Renaldo Torraj është zyrtarisht futbollist i Vorës.

Renaldo është formuar në akademinë e Tottenham Hotspur, duke vijuar më pas karrierën e tij në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21.
Së fundmi, ka qenë pjesë e KF Teuta, në Abissnet Superiore.

Ai ka përfaqësuar me radhë Kombëtaren e Shqipërisë U16, U17, U19 dhe U21, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një lojtarë premtues.

💪🏼 Klubi ynë i uron mirëseardhje Renaldo Torrajt dhe shumë suksese me fanellën e Vorës!