Sun, Jan 11, 2026

Vlahovic trazon Serie A, në garë futet edhe Inter, “mjeshtri” Marotta e synon falas

Vlahovic trazon Serie A, në garë futet edhe Inter, “mjeshtri” Marotta e synon falas
  • PublishedJanuary 10, 2026

Dusan Vlahovic trazon Italinë, me “bomberin” serb që po përplas në merkato tre ekipet “big” të Serie A, Juventus, Milan dhe Inter. “Zonja e Vjetër” shpreson të bind Vlahovic këtë periudhë të rinovojë kontratën, një përpjekje për të mos e humbur falas në fund të këtij viti. Nga ana tjetër, dy ekipet e Milanos po shtyjnë Vlahovic që të mos rinovojë, në mënyrë që ta “rrëmbejnë” falas.

Nuk është një sekret që Milan dhe Igli Tare po negociojnë prej kohësh me përfaqësues të lojtarit, por për t’i prish punë “djallit” ka menduar Giuseppe Marotta, presidenti i Inter.

Marotta njihet në botën e futbollit për goditjet me parametra zero. Sipas La Stampa-s, Marotta po ndjek me interes çështjen “Vlahovic”, i gatshëm të futës mes Juves dhe Milan.