“Dil nga shtrati im”/ Përplasje brenda ‘BBVK’, Alba i heq jorganin Bias, banorja rrëzohet
Një përplasje e forte ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP, mes Albës dhe Bias, e cila nisi nga një debat për krevatin dhe përfundoi në tension të lartë. Fillimisht, Alba i bëri të qartë Bias se nuk dëshironte më të ndante shtratin me të dhe i kërkoi që të zhvendosej në krevatin poshtë.
“E ke krevatin poshtë”, i përsëriste ajo, duke insistuar që Bia t’i lironte vendin.
Situata u përshkallëzua kur Alba nisi t’i tërhiqte jorganin, në përpjekje për ta detyruar të çohej nga shtrati. Bia refuzonte të lëvizte dhe i kërkonte vazhdimisht ta linte të qetë: “Më lërë rehat”.
Gjatë këtij momenti, teksa Alba po i tërhiqte mbulesën, Bia u rrëzua në tokë, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar. Menjëherë pas kësaj, Alba deklaroi se rrëzimi nuk ishte aksidental, por i qëllimshëm. “U rrëzove me qëllim”, i tha ajo.
Debati nuk mbeti vetëm mes dy vajzave, pasi në bisedë u përfshinë edhe banorë të tjerë, mes tyre edhe Limi. Ndërkohë, Londrimi iu afrua Bias, duke i kërkuar të tregonte më shumë mirëkuptim dhe ta zgjidhte situatën me qetësi, duke ia liruar vendin Albës.
