Sun, Jan 11, 2026

Pesë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të martën nga Big Brother

Pesë banorë në televotim, njëri prej tyre largohet të martën nga Big Brother
  • PublishedJanuary 11, 2026

Në fund të spektaklit të mbrëmjes, banorët e shtëpisë se Big Brother VIP Albania u përballën me momentin e zakonshëm të nominimeve, ku secili prej tyre duhej të zgjidhte dy emra dhe të jepte dy arsye për votën e tij.

Pas përfundimit të procesit dhe numërimit të votave, u bë e ditur lista e pesë banorëve më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim nga publiku. Bëhet fjalë për Angelo, Gretën, Kejjsin, Kristin dhe Loren, të cilët tashmë ndodhen në rrezik eliminimi.

Gara mes tyre pritet të jetë e fortë, pasi secili ka krijuar dinamikat e veta brenda shtëpisë dhe ka mbështetje të konsiderueshme nga publiku. Tashmë fati i tyre është në duart e teleshikuesve, të cilët përmes votave do të vendosin se kush do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme dhe kush do të largohet përfundimisht.

Njëri prej këtyre pesë banorëve do të ndërpresë aventurën e tij në spektakël ditën e martë, duke i dhënë fund qëndrimit në shtëpi dhe duke lënë pas përvoja, debate dhe emocione që kanë shoqëruar këtë edicion.

Kujtojme se mbremjen e djeshme shtepise iu bashkua Ina Aderi, ish konkurente e Perputhen, e cila do jete nje banore e vetme me Stelinen.