Sun, Jan 11, 2026

VIDEO/ Barça fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin në El Clasicon e spektaklit

VIDEO/ Barça fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin në El Clasicon e spektaklit
  • PublishedJanuary 11, 2026

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah.

Ekipi i Flick realizoi i pari me Raphinhan pas 36 minutash lojë. Vinicius barazoi shifrat në minutën e 45-të.

Në shtesën e fraksionit të parë, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, me Lewandowskin e Garcian.

Goli i Raphinhas në minutën e 73-të nderoi Barcelonën, me këta të fundit që festojnë këtë triumf të merituar.