Mon, Jan 12, 2026

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!

Gruaja e Labinot Rexhës sqaron publikisht spekulimet që qarkulluan për fëmijë jashtë martese!
  • PublishedJanuary 12, 2026

Gruaja e Labinot Rexhës ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh në media dhe rrjete sociale, sipas të cilave bashkëshorti i saj pretendohet se ka një fëmijë me një shtetase serbe. Ajo i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke theksuar se është plotësisht e bindur se bëhet fjalë për një histori të pavërtetë.

Sipas saj, Labinoti e ka sqaruar këtë çështje disa herë me të njëjtin version, por situata është zmadhuar dhe është shfrytëzuar, veçanërisht pas hyrjes së tij në formatin “Big Brother”. Ajo theksoi se familja ka qenë në dijeni të kësaj historie që në fillim, por ka zgjedhur të mos reagojë për të mos i dhënë më shumë vëmendje një çështjeje që, sipas saj, nuk qëndron.

“Na ka shqetësuar shumë si familje. Nuk kam dashur të jap arsye shtesë apo të hyj në detaje, sepse nëse ai vetë nuk e ka pranuar, nuk kemi pse të dalim ne”, u shpreh ajo. Sipas saj, kjo situatë ka ndikuar negativisht te familjarët e Labinotit, të cilët janë ndier shumë keq nga komentet dhe spekulimet.

Ajo shtoi se është përpjekur t’i shmangë bisedat e gjata rreth kësaj teme dhe se Labinoti është i qetë, pasi e di të vërtetën. “Jam shumë e sigurt për këtë”, theksoi ajo.

Edhe vetë Labinot Rexha ka dhënë të njëjtin version, duke sqaruar se historia lidhet me kushëririn e tij. Ai jeton prej vitesh me partneren Lauretën dhe së bashku kanë dy djem.