Mon, Jan 12, 2026

“Kategoria Superiore” për vajza në statistika/ Nga Vllaznia te Lushnja, si ndryshon pozicioni i skuadrave në renditjen e fazës së parë të kampionatit

“Kategoria Superiore” për vajza në statistika/ Nga Vllaznia te Lushnja, si ndryshon pozicioni i skuadrave në renditjen e fazës së parë të kampionatit
  • PublishedJanuary 12, 2026

Kampionati “Kategoria Superiore” për vajza përmbylli në muajin dhjetor fazën e parë të sezonit 2025/2026. Në këtë edicion marrin pjesë 9 skuadra: Apolonia, Atletik Klub, Egnatia, Vllaznia, Gramshi, Kinostudio, Lushnja, Partizani e Vllaznia.

Në këtë fazë të parë janë luajtur në total 9 javë dhe secili ekip ka luajtur 8 ndeshje. Vllaznia kryeson renditjen e kampionatit me plot 8 ndeshje të fituara, duke konfirmuar ecurinë pozitive nga edicionet e kaluara. Në vendin e dytë renditet skuadra e Apolonisë, me 19 pikë të grumbulluara, 6 fitore,1 barazim dhe 1 humbje. Në TOP 3 të këtij klasifikimi është edhe skuadra e Gramshit, që ka fituar 5 ndeshje, ka barazuar 1 dhe ka humbur 2 ndeshje duke grumbulluar deri tani 16 pikë.

Partizani renditet në vendin e katërt me 15 pikë të grumbulluara, ku ka fituar 5 ndeshje dhe ka humbur 3 të tilla. Në të njëjtat pozita gjendet edhe Teuta, me të njëjtën kuotë pikësh, 5 fitore e 3 humbje, në vendin e pestë.

Në klasifikimin e përgjithshëm, në vendin e 6-të qëndron ekipi i Egnatias me 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje duke grumbulluar deri tani 7 pikë. Sakaq, Atletik Klub renditet në vendin e shtatë me katër pikë të grumbulluara, ku ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Kinostudio e vendit të 8-të numëron po ashtu vetëm 1 ndeshje të fituar, 1 barazim dhe 6 humbje, duke grumbulluar 4 pikë.

Në vendin e fundit renditet skuadra e Lushnjes, me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 8 ndeshje, duke regjistruar 7 humbje, një barazim dhe asnjë fitore.