Blac Chyna akuzon ish-të dashurin e saj: Më pështyu teksa fëmijët e mi flinin afër
Ylli i reality show-t, Blac Chyna, ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj, Twin Hector, duke e akuzuar për dhunë fizike dhe verbale gjatë një incidenti të ndodhur në banesën e saj, ndërkohë që fëmijët po flinin.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, pretendon se në mars të vitit 2023 ka qenë viktimë e një sulmi nga ish-i dashuri i saj, Taiyon “Twin” Hector. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një moment tensioni, kur ajo po përgatitej për të udhëtuar jashtë vendit dhe i kishte kërkuar atij të largohej nga shtëpia.
Në padinë e depozituar, Chyna pretendon se Hector ka ushtruar dhunë fizike, e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë për sigurinë e saj. Në banesë, në atë kohë, ndodheshin edhe fëmijët e saj të mitur, King, 13 vjeç, nga reperi Tyga, dhe Dream, 9 vjeç, nga Rob Kardashian, të cilët sipas saj po flinin.
Nga ana tjetër, Hector i ka mohuar akuzat dhe ka paraqitur një version të kundërt të ngjarjes, duke pretenduar se ai ka qenë viktima e dhunës. Përfaqësuesit ligjorë të tij kanë deklaruar se do ta kundërshtojnë padinë dhe se do të paraqesin prova në mbrojtje të klientit të tyre.
Përplasja mes ish-çiftit ka hapur kështu një tjetër kapitull ligjor të bujshëm në jetën e Blac Chyna-s, e cila prej vitesh është në qendër të vëmendjes mediatike për jetën e saj personale dhe konfliktet me ish-partnerët. Çështja pritet të vijojë në gjykatë, ku do të shqyrtohen pretendimet dhe provat e të dyja palëve.
