Deklarata e Hygertës brenda ‘BBVK’: Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki
Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako ka zhvilluar një bisedë me Ludon, ku ka komentuar situatën e krijuar rreth Albës dhe mënyrën se si kjo e fundit po e përjeton lojën pas zhvillimeve të fundit në shtëpi.
Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh se për të do të ishte e pamundur të vazhdonte garën nëse në shtëpi do të hynte një person nga e kaluara e saj sentimentale. Ajo theksoi se një situatë e tillë do ta vinte përballë një presioni emocional që nuk do ta përballonte dot brenda formatit.
“Mua të ma sjellin ish-burrin, unë çohem e iki”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar se përfshirja e një ish-partneri në lojë do ta detyronte të tërhiqej menjëherë nga gara, edhe pse po luftojne per me shume se 100 mije euro.
Deklarata e Hygertës erdhi në një moment kur në shtëpi ka hyrë Limi, ish-partneri i Albës, një zhvillim që ka sjellë reagime të forta dhe ka ndikuar në gjendjen emocionale të banores. Në këtë kontekst, fjalët e Hygertës u interpretuan si një krahasim i drejtpërdrejtë me situatën e Albës, duke nënvizuar se sa e vështirë është të përballesh me të kaluarën në një ambient të mbyllur dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave.
