“Nesër do flas”/ Afrimiteti i Dolces me Limin, reagon Edi: Femër mendjelehtë
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë një reagim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhë të vërtetën për raportin e tij me banores aktuale të shtëpisë, Dolcen.
Përmes një postimi, Edi ka lënë të kuptohet se mes tij dhe Dolces ka pasur një histori, për të cilën publiku ka qenë kurioz prej kohësh. Ai ka shkruar se nesër do të flasë hapur, duke sqaruar çdo detaj dhe duke premtuar se do të tregojë versionin e tij të plotë.
“Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë ndaj kësaj ‘lidhjeje’. Ata që më njohin, e dinë kush jam”, ka shkruar Kuçi, duke nënkuptuar se do të hedhë dritë mbi situatën dhe do t’u përgjigjet aludimeve që kanë qarkulluar.
![]()
Me hyrjen e banorit të ri, Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjellje, duke u afruar menjëherë me të dhe duke treguar një afrimitet të hapur, gjë që është komentuar gjerësisht në rrjet. Edi ka hedhur një thumbim ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si “mendjelehtë”, një koment që ka shtuar edhe më shumë polemika rreth qëndrimit të saj dhe marrëdhënieve të krijuara brenda shtëpisë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojë Edi në deklaratën e tij të paralajmëruar dhe nëse do të dalin detaje të reja që do të ndryshojnë perceptimin e publikut për këtë histori të përfolur.
![]()
