Wed, Jan 14, 2026

Stine flet pas largimit nga “Big Brother VIP Albania 5”: Vendimi im, për familjen dhe për veten

Stine flet pas largimit nga “Big Brother VIP Albania 5”: Vendimi im, për familjen dhe për veten
  • PublishedJanuary 14, 2026

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”.

Në Prime-in e 10 janarit, ai surprizoi publikun duke deklaruar se nuk ndiente më dëshirën për të vazhduar lojën dhe se nuk e shihte më veten pjesë të formatit. Ai u shpreh se motivi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi nuk ekzistonte më dhe se ndjehej i “në vendin e gabuar”.

“Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të ambientohesha, por nuk funksionoi. Vendimi ishte i imi dhe nuk kishte lidhje me askënd tjetër,” u shpreh Stine.

Pas daljes, ai zgjodhi të mos jepte intervista, por në bisedën për “Big Brother Radio” zbuloi edhe dimensionin emocional të këtij vendimi. Sipas tij, familja ka qenë prioriteti kryesor.

“Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Familja është mbi gjithçka,” tha këngëtari, duke nënvizuar se vendimet e tij nuk janë të nxituara, por të menduara me qetësi.

Ai theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët e tjerë dhe se largimi ishte thjesht një nevojë personale për të respektuar veten dhe ndjenjat e tij.

“Në fund të ditës jemi njerëz, bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime. E rëndësishme është të jesh në paqe me veten,” përfundoi Stine.