Thu, Jan 15, 2026

Spalletti “fiton” Juven, bardhezinjtë tani synojnë kreun, gati edhe dy transferime në merkato

Spalletti “fiton” Juven, bardhezinjtë tani synojnë kreun, gati edhe dy transferime në merkato
  • PublishedJanuary 15, 2026

Juventus në drejtimin e Luciano Spallettit duket tashmë një skuadër e rilindur. Në dy muaj e gjysëm në drejtimin e “Zonjës së Vjetër” tekniku toskan ka fituar besimin e drejtuesëve dhe mbi të gjitha të tifozëve bardhezi. I ardhur me dyshimin sa i takon të kaluarës së tij si ish trajneri i Napolit, rivalit të urryer në Torino Spaletti në shumë pak kohë ka arritur të marrë rezultate e mni të gjitha ti jap identitet një skuadre që vitet e fundit ka vuajtur shumë në këtë aspect.

Koha e Thiago Mottës dhe Igor Tudor duken të largëta në ambjentin bardhezi dhe shifrat janë të gjitha në favor të Luciano Spallettit.2.18 pikë për ndeshje mesatarja e pikëve nën drejtimin e Spallettit, 1.76 Tudor e 1.79 pikë për Mottën. Juventusi tani ndodhet në zonën Champions, diferenca me kryesuesit e Interit është 7 pikë. Të mendosh për titullin që në sezonin e pare të Spallettit me Juventusin ndoshta duket e vështirë, por të shpresosh nuk është asnjëherë e ndaluar.

Për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, drejtuesit torinez duket se kërkojnë të ndërhyjnë në këtë sesion merkatoje për të kompletuar ekipin. Orët e fundit në skenë ka dalë emri i sulmuesit të Crystal Palace Jean-Philippe Mateta. Sulmuesi francez vijon të zhvillojë performance të mira këtë sezon në Premier league, teksa ka realizuar 8 gola, megjithatë pista që të çon tek ai pritet të jetë e vështirë, me klubin londinez që kërkon 30-35 mln euro për ta lënë të lirë.

Ndërkohë sa i takon mbrojtes, bardhezinjtë tentojnë të mbyllin marrëveshjen me Minguezan. Anësori i Celta Vigos ka dhënë aprovimin për transferimin në Torino. Me 3-4 mln euro transferimi pritet të mbyllet që në këtë session merkatoje.