Thu, Jan 15, 2026

Spektakël në derbin e Londrës, Arsenal “thyen” Chelsea-n, sheh nga finalja (VIDEO)

Spektakël në derbin e Londrës, Arsenal “thyen” Chelsea-n, sheh nga finalja (VIDEO)
  • PublishedJanuary 15, 2026

Derbi i Londrës, Chelsea-Arsenal, këtë herë në Carabao Cup, rezultoi një sfidë spektakolare, 5 gola të shënuar, raste të shumta, me “topçinjtë” që triumfuan brenda në “Stamford Bridge” 3-2 duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales pasi ky sukses në transfertë i jep një bonus të madh për ndeshjen e kthimit.

Ekipi i Arteta-s kaloi shpejt në avantazh, që në minutën e 7-të, ku Ben White dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të saktë me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur me raste për shënim, por rezultati nuk ndryshoi gjatë fraksionit të parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Gyokeres përfitoi nga një gafë e portierit Sanchez duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 53-të, Liam Rosenior hodhi në fushë edhe Garnacho-n, me sulmuesin argjentinas që në topin e parë që i erdhi në këmbë ngushtoi shifrat në 1-2. Për të rikthyer qetësinë në radhët e Arsenal mendoi Zubimendi që me një goditje të bukur brenda në zonë realizoi golin e tretë për “topçinjtë”.

Garnacho u kthyer në protagonist në këtë takim pasi ishte sërish argjentinasi që ngushtoi shifrat në 2-3 në minutën e 83-ët, por pa mund të shmang humbjen në këtë takim të parë të derbit në Carabao Cup.