Sun, Jan 18, 2026

Mesfushori i kombëtares drejt rinovimit me Leccen, mungon zyrtarizimi

Mesfushori i kombëtares drejt rinovimit me Leccen, mungon zyrtarizimi
  • PublishedJanuary 18, 2026

Të reja të rëndësishme për Ylber Ramadanin. Mesfushori i kombëtares do të vazhdojë bashkëpunimin me Leccen.

Sipas asaj që shkruan gazetari Nicolo Schira, Lecce ka vendosur të aktivizojë opsionin për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër. 29-vjeçari është aktivizuar në 19 ndeshje në këtë sezon, me paraqitjet që kanë qënë të nivelit mesatar. Zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet në ditët në vijim.