Mon, Jan 19, 2026

VIDEO/ Barazim dramatik me 4 gola, mesfushori shqiptar e bën “sefte” në Bundesligë

VIDEO/ Barazim dramatik me 4 gola, mesfushori shqiptar e bën “sefte” në Bundesligë
  • PublishedJanuary 19, 2026

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Ausburgut, në duelin ndaj Frajburg, që u mbyll në barazim 2 me 2.

28-vjeçari u hodh në fushë, në startin e pjesës së dytë, teksa 3 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën.

Pas një harkimi nga e majta, Rexhbeçaj, goditi saktë me kokë, duke çuar përkohësisht shifrat në 2 me 0. Ndërkohë miqtë shënuan dy herë në minutat 60 dhe 62, duke bërë që dueli të mbyllej në barazim 2 me 2.

Për mesfushorin shqiptar të Kosovës, ky ishte goli i parë në këtë sezon me fanellën e Augsburgut, teksa numëron 15 paraqitje.