Tue, Jan 20, 2026

“Më është copëtuar zemra”, Brahim Diaz kërkon falje pas humbes së 11 metërshit

“Më është copëtuar zemra”, Brahim Diaz kërkon falje pas humbes së 11 metërshit
  • PublishedJanuary 20, 2026

Edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, jehona e penalltisë së humbur në fundin e sfidës nga ana e Brahim Diaz, që i hoqi mundësinë e artë Marokut për të fituar trofeun vijon të jetë present e të shkaktojë diskutime të shumta. Së fundmi ka qenë vetë protagonsiti i këtij momenti, Brahim Diaz që ka reaguan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka kërkuar ndjesë të gjithëve.

Megjithëse golashënuesi më i mirë i turneut, Diaz mbetet me peshën e një gabimi të rëndë: “Shërimi do të jetë i vështirë, sepse kjo plagë nuk mbyllet lehtë, por do të përpiqem. Jo për veten time, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe për ata që vuajtën me mua”, deklaroi zemërthyer lojtari i Real Madrid. Kujtojmë që kanë qenë të shumta zërat, pas dneshjes të cilat konspirojnë lidhur me faktin se Brahim Diaz gaboi qëllimisht goditjen e 11 metërshit.