Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës bëhet nënë!
Një kapitull i ri ka nisur për Redian Hoxha, trashëgimtaren e Top Channel dhe motrën e vogël të Lori dhe Sara Hoxhës, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmi shënon një moment të veçantë në jetën e saj personale, larg vëmendjes së tepruar mediatike.
Sipas Ilirianews.al, babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, një emër i njohur në fushën e medias, si botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingos Shqiptare”.
Alban Dabulla njihet jo vetëm për aktivitetin në media dhe industrinë e telebingos, por edhe si biznesmen aktiv në disa sektorë në Tiranë dhe më gjerë. Emri i familjes së tij është përmendur ndër vite edhe në kontekste të ndryshme publike, përfshirë çështje që lidhen me lejet e ndërtimit dhe dosjen Shullazi.
Redia, së bashku me motrat Lori dhe Sara, si dhe vëllain e tyre të vogël Itan, kanë zgjedhur gjithmonë ta mbajnë jetën private larg syrit publik. Itani, veçanërisht, është mbajtur jashtë rrjeteve sociale dhe vëmendjes mediatike.
Lindja e fëmijës së saj vjen pas një periudhe ku Redia ka preferuar të qëndrojë diskrete, duke e ndarë jetën personale nga fama dhe ekspozimi i madh që shoqëron motrat e saj.
